Ilir Meta: Premtimet ndaj shqiptarëve të bëhen realitet

0

Kryeparlamentri i Republikës së Shqipërise, zotëri Ilir Meta qëndroi sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, dhe në kuadër të vizitës Parlamentit të Malit të Zi, Ai mbajti fjalimin e rastit të cilin Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka dërguar në redaksinë e portalit.

. Fjalimin e plotë mund ta lexoni në vazhdim:

I nderuar President i Parlamentit te Malit te Zi z. Pajoviq,

 Të nderuar deputetë,
I nderuar Sekretar i Pergjithshem i OSBE z. Zannier. Shkelqesi Ambasadore, te dashur miq.
Para së gjithash, më lejoni t’Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje kaq të ngrohtë që na keni rezervuar këtu në Podgoricë. Një falenderim të veçantë për kolegun tim z. Darko Pajovic për kthimin e ftesës në vendin mik të Malit të Zi, vetëm tre jave pas vizitës së tij në Tiranë. 
Për mua personalisht, është një kënaqësi e jashtezakonshme që më jepet mundësia dhe nderi të mbaj fjalimin e parë në gjuhën shqipe ketu ne Parlamentin e Malit te Zi, në përurim të sistemit të përkthimit të përhershëm simultan në gjuhët shqipe dhe malazeze (dhe anasjelltas) i cili do të përdoret gjatë zhvillimit të seancave parlamentare në Malin e Zi. 
Ky është një hap vizionar domethënës, ndaj në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua t’ju falenderoj per realizimin e vizionit tuaj për një Mal të Zi sa më modern e të integruar në strukturat euro-atlantike. 
Falenderoj gjithashtu grupimin e partive shqiptare të Malit të Zi, të cilat në përputhje me Kushtetutën tuaj bazuan kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Malit të Zi. 
Të dashur miq,
 Ne i cmojme si te shkëlqyera marredheniet që ne kemi ndërtuar me fqinjin tonë Malin e Zi, të cilat jane model i fqinjësisë së mirë dhe të mbarëvajtjes së marrëdhënieve në ne rajonin tonë.
 Ju keni realisht një vend të mrekullueshëm, të cilin e kemi fort për zemër, dhe besoj se e vini re nga fluksi i jashtezakonshem i vizitoreve nga Shqiperia jo vetem ne Budva, Ulqin, Kotor, por edhe ne Kolashin, Zhablak dhe Podgorice.
Miqësia historike dhe lidhjet e natyrshme që ekzistojnë mes dy popujve tanë janë një shembull për të gjithë rajonin, dhe për këtë duhet të ndjehemi krenarë. 
Shqipëria dhe Mali i Zi ndjehen edhe më afër njëri-tjetrit, jo vetëm prej gjeografisë që na bashkon, por edhe falë pakicës shqiptare këtu, e cila na lidh edhe më fort, si një urë solide miqësie e bashkëpunimi. 
Shqipëria e vlerëson maksimalisht zhvillimin e jashtëzakonshëm demokratik e social të Malit të Zi gjatë këtyre viteve të fundit. Ne menyre te vecante dëshiroj të veçoj progresin tuaj në rrugën euro-atlantike, axhendë të cilën Shqipëria e mbështet fort dhe pa asnjë rezervë. 
 Në mbështetje të qartë të kësaj perspektive, Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 23 qershor me konsensus të plotë ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi në NATO, siç e kishim premtuar edhe gjatë takimit të ngrohtë që patëm me Kryeministrin Gjukanoviç muajin e mëparshëm në Tiranë, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATOs. 
 Ne gjykojmë se aderimi i Malit të Zi në NATO si dhe avancimi drejt përfundimit pa vonesa të proceseve integruese euro-atlantike për të gjithë vendet e rajonit tonë, janë kyçe për forcimin e perspektivës së paqes dhe stabilitetit për gjithë Evropën Juglindore. 
 Këtu, progresi i bërë prej Malit të Zi, është një kontribut substancial që duhet çmuar prej të gjithë fqinjëve dhe vendeve te rajonit tone. 
Në këtë drejtim, bashkëpunimi dhe miqësia shqiptaro-malazeze janë tejet të rëndësishme për stabilitetin e rajonit. Ndaj dhe kemi diskutuar me kolegun Pajovic si në Tiranë, por edhe sot këtu në Podgoricë, se bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona duhet t’i shërbejë edhe me tej dhe më konkretisht rritjes së cilësisë së bashkëpunimit mes dy qeverive respektive, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian të të dy vendeve. 
Në këtë kuadër, ne besojme se një Ballkan tërësisht i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO eshte zgjidhja perfundimtare e problematikes qe trashegojme nga e kaluara. 
Në këtë kuadër, ne kemi mbështetur proceset integruese rajonale të të gjithë fqinjëve tanë, dhe në veçanti zbatimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës si dhe perpjekjet per normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, i cili i shërben mirëqenies, zhvillimit ekonomik e sigurisë të të gjithë vendeve dhe popujve tanë. 
Këtu më lejoni të shpreh mirënjohjen për gatishmërinë e Malit të Zi jo vetëm në ruajtjen e harmonisë ndër-etnike, por edhe në njohjen e realiteteve politike në rajon, siç ka qenë njohja e Shtetit të Kosovës, të cilën ne e vlerësojmë maksimalisht. 
Me kete rast dua t’ju siguroj se shqiptaret ne rajon e ne te gjithe boten asnjehere nuk do t’a harrojne mikpritjen dhe besen e Malit te Zi ndaj mijera e mijera shqiptareve te Kosoves te debuar ne pranveren e vitit 1999 te cilet gjeten mikpritjen dhe bujarine tuaj ketu ne Mal te Zi.
Ndersa per mesazhin qe nje pjese e deputeteve te opozites tuaj ketu dhane me rastin e vizites time, dua edhe une t’u jap nje mesazh nga Parlamenti i Malit te Zi, duke i siguruar ata se ne jemi te perqendruar per te punuar se bashku per te ardhmen e rajonit tone dhe me te gjithe vendet e rajonit, dhe padyshim edhe me Serbine.
Me kete rast dua te theksoj se cdo dite marredheniet e Shqiperise me Serbine perparojne dhe njohin progres te admirueshem.
Ne jemi te angazhuar qe mundesisht ne pak vite, t’i cojme marredheniet e Shqiperise me Serbine ne ate nivel te shkelqyer qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Sepse vetem ne kete menyre mund te garantojme nje te ardhme te sigurt te qytetareve tane ne te gijthe vendet e rajonit tone.
Por duke patur ne konsiderate potencialin e projekteve rajonale ku të dy vendet tona janë kyçe, mendoj se shumë më tepër mund të bëhet nga të dy anët. 
Autostrada Adriatiko-Joniane apo Korridori Blu, si dhe zgjerimi i Gazsjellësit TAP përmes degëzimit IAP drejt Malit të Zi e më tej ne Kroaci e ne Bosnje, janë dy prej këtyre projekteve madhore të ndërlidhjes rajonale me rëndësi strategjike për të dy vendet tona.
Po keshtu pervec detit Adriatik qe ne e ndajme se bashku edhe me fqinj te tjere, Shqiperia dhe Mali i Zi kane disa resurse te jashtezakonshme unike sic eshte Liqeni i Shkodres, Lumi i Bunes, Lumi i Cemit, Alpet dhe Bjeshket e nemuna, ku angazhimi yne i perbashket per ruajtjen, mbrojtjen, zhvillimin dhe miremenaxhimin e tyre ne interes te mireqenies se qytetareve tane, mbetet shume i rendesishem per te ardhmen.
 Ne e vlerësojmë vëmendjen që i kushtohet të drejtave të shqiptarëve nga autoritetet malazeze dhe inkurajojmë progresin e mëtejshëm në këtë drejtim, ashtu siç inkurajojmë vazhdimisht pjesëmarrjen kontribuese dhe konstruktive të shqiptarëve në të gjithë jetën institucionale dhe politike të Malit të Zi. 
Ne jemi krenare per kontributin e jashtezakonshem te shqiptareve te Malit te Zi per pavaresine e vendit tuaj dhe per forcimin e shtetit te Malit te Zi si nje shtet demokratik, evropian dhe euro-atlantik. 
Përdorimi i gjuhës shqipe këtu në parlamentin tuaj, është shenjë e qartë e rëndësisë që ju i kushtoni kërkesave të kësaj popullësie autoktone. 
Por mendoj se ka ende hapesire jo vetem per te permiresuar standartet e jeteses se pakices shqiptare per nje bashkejetese me solide dhe demokratike. Ka ardhur koha qe si miq te flasim me hapur dhe te veprojme permes nje vullneti te qarte e konkret me qellim qe premtimet e dhena te japin rezultate te prekshme ne terren.

Ketu me lejoni te theksoj nevojen e decentralizimit te pushtetit lokal, nje kerkese vecanerisht e rendesishme kjo per komunat me shumice shqiptare.

Kjo do te mundesonte qe burimet natyrore lokale te shfrytezohen ne nje menyre me te drejte dhe me direkte per te ardhurat dhe buxhetin e projekteve dhe pushtetit lokal ne keto komuna.

Vlen te permenden ketu ceshtjet e te drejtave te pronesise dhe zbatimi i drejte i ligjit te te mirave detare per Ulqinin, ne ate forme qe aplikohet edhe per komunat e tjera te bregdetit tuaj te mrekullueshem.

Per sa i perket perdorimit te gjuhes amtare dhe simboleve kombetare, mendoj se mbishkrimet ne vise me shumice shqiptare mund te jene edhe me te dukshme ne gjuhen shqipe, nderkohe qe flamuri shqiptar mund te jete i pranishem ne institucione shteterore me seli ne komuna me shumice shqiptare, perkrah flamurit shteteror kombetar te Malit te Zi.

Duke marre ne konsiderate faktin qe shqiptaret jane nje pakice nacionale specifike fale identitetit te tyre te vecante, ky identitet kulturor qe te ruhet dhe te cmohet si nje pasuri kombetare nga shteti malazez, si nje element autokton i vendit tuaj.

Dua gjithashtu te bej te qarte se kontributi i madh i shqiptareve te Malit te Zi ne momentet tuaja vendimtare shtetformuese, si dhe mbeshtetja e plote per proceset evropiane dhe euro-atlantike kane qene plot perkushtim dhe vendosmeri.

Ka patur dilema ne te kaluaren per sa i perket statusit te komunes se Tuzit, si qender e Malesise. Por sot jam pak me i qarte edhe nga bisedimet qe kemi zhvilluar, se Tuzi duhet te jete komune e pavarur, por duke ruajtur edhe disa lidhje me Podgoricen per te synuar nje zhvillim te sigurt social dhe ekonomik ne te mire te qytetareve.

Njekohesisht ju siguroj se jemi te ndjeshem per sa i perket te drejtave dhe kerkesave te pakices malazeze ne Shqiperi, perfaqesimin e se ciles ne po e shikojmë të lidhur me përmirësimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, në përmbushje edhe të detyrimeve ndaj Bashkimit Evropian.

Ndaj i kam premtuar edhe Kryetarit te Parlamentit z. Pajovic si dhe interlokutoreve malazeze sot se se shpejti do te presim ne Parlamentin tone nje perfaqesi te ketij komuniteti dhe do te perpiqemi te shohim objektivisht si te permbushim kerkesat e tyre legjitime sipas standarteve me bashkekohore evropiane ne menyre qe ata te ndjehen krenare per identitetin e tyre kombetar e kulturor.

Të nderuar deputetë te Parlamentit te Malit te Zi, 
I tërë kontinenti evropian, po kalon përmes sfidash të forta ekonomike, sociale e politike. Ne si politikanë kemi një përgjegjësi të veçantë në vendet tona respektive për ruajtjen e forcimin e stabilitetit dhe sidomos te sigurisë për popujt tanë ne keto kohe te veshtira.
Nuk duhet të harrojmë se në rajonin tonë të Ballkanit, të gjithë popujt e kombet diku janë shumicë, e diku janë pakicë. Ndaj e vetmja zgjidhje per te gjithe ne, eshte te zbatojme te njejtat standarte per pakicat dhe minoritetet ne vendet tona. 
Ndaj besoj se forca jonë e të ardhmes gjendet në zhvillimin e institucioneve demokratike, në heqjen e barrierave dhe në shmangien e paragjykimeve, të cilat sjellin konflikte, izolim e prapambetje. 
 Në këtë botë globale, konkurrenca nuk bëhet më mes fqinjeve por mes rajoneve, dhe vendet tona modeste duhet të jenë te ndergjegjshem se vetem permes bashkepunimit dhe te bashkuar mund t’i fitojme sfidat gjithnje e me te veshtira te se ardhmes.
Dua tju siguroj se fuqizimi i Malit te Zi si shtet demokratik, evropian dhe euro-atlantik eshte nje interes kombetar i yni, i shqiptareve. 
Ndaj duke u ndjere i nderuar qe flas ne Parlamentin tuaj pikerisht nje dite perpara festes tuaj shteterore te 13 korrikut, i uroj suksese Parlamentit te Malit te Zi, suksese popullit te Malit te Zi, i uroj suksese shtetit tuaj ne rrugen e forcimit, te konsolidimit dhe te evropianizimit te metejshem te tij.