ICP Office: Suksesi i projektit të financuar nga Norvegjia mund ti japë fund peshkimit ilegal

0

 

 

Projekti me vlerë 140.000 euro, i cili në masën më të madhe financohet nga Norvegjia dhe një pjesë më të vogël nga komuna e Ulqinit, i cili ka për qëllim të luftojë peshkimin ilegal në qytetin tonë, mund ti japë fund kësaj dukurie shkatërruese për ekosistemin detar.

Njëri nga koordinatorët e këtij projekti Latif Haxhibrahimi, tha për “Vijesti” se si fillim me anë të panove është bërë ndërgjegjësimi i qytetarëve për vetë problemin e peshkimit ilegal. Pastaj janë siguruar edhe mjetet ndihmëse speciale dhe mjeti lundrues.

Sic thotë ai, me analizën e gjendejes aktuale janë identifikuar disa pika kritike: Valdanosi, Kepi i Gjeranës, një pjesë e Krrucit, Gjiri i Gjërë dhe Bregu i Verdhë, të cilët nga korriku janë montitoruar me kujdes të vecantë.

Haxhibraimi tha se projekti, përvec komunës së Ulqinit dhe ICP Office, realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rrural dhe Bujqësisë, Drejtorinë e Inspektimeve, Drejtorinë e policisë dhe klubin e zhytjes “Bojana”.

“Paralel me këtë projekt është definuar edhe përcaktimi i vendeve për nxjrrjen e peshkut të gjuajtur, si dhe tregu ku do të bëhet shitja e tij.”, tha në mes tjerash Haxhibrahimi.

Implementimi i projektit do të zgjasë deri në fund të viti 2016.