Ibrahimi detyrohet të japë dorëheqje

0

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit për buxhet dhe financa në Komunën e Ulqinit, Agron Ibrahimi, ka dhënë para disa ditëve dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesave, mëson portali lajm.me.
Mësohet se Ibrahimi u detyrua të japë dorëheqjen pasi nuk mund të qëndronte njëkohësisht sekretar për financa dhe anëtar i këshillit drejtues të “Rivierës së Ulqinit” për më shumë se 30 ditë.