Husoviq rizgjidhet kryetar i Partisë Boshnjake

0

Në kongresin e sotëm të Partisë Boshnjake, kryetari aktual Rafet Husoviq u zgjodh përsëri edhe për një mandat tjetër në krye të partisë.

Përvec kryetarit, në kongres u zgjodhën edhe Komisioni i partisë dhe Këshilli Qëndror i ri.

Kryesia dhe nënkryetarët e partisë do të zgjidhen në seancën e Këshillit Qëndror.

Husoviq në fjalën e tij tha se qëllimet primare të partisë janë integrimi i Malit të Zi në NATO dhe Bashkimin Europian.