Hoxhaj: Jam shumë i gëzuar me arritjet e pushtetit lokal në Ulqin

0

Zv.kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, qëndroi për vizitë në Ulqin, ku përvec promovimit të librit të tij “Ngritja e një shteti”, vendosi lule në varrin e Ymer Prizrenit si dhe u takua edhe me kryetarin e Komunës Nazif Cungu.

Hoxhaj mori pjesë edhe në hapjen e pikës së vrojtimit në Shtegvashë, ku sic shkruan portali i televizionit Teuta, shprehu e kënaqësinë për arritjet e pushtetit lokal në periudhën e kaluar.

Ai përgëzoi kryetarin Cungu për punën e mirë dhe siguroi se mbështetja e Kosovës nuk do të mungojë në asnjë moment.

Gjatë qëndrimit të tij në Ulqin, ai e potencoi disa herë se kërkesat e shqiptarëve të Malit të Zi për Kosovën janë të rëndësishme, dhe se ato vazhdimisht do të ngriten në nivel të bisedimeve ndërqeveritare në mes dy vendeve.