Horizonti i Ri: Fillon realizimi i projektit “Këndi për të rinj”

0

Organizata e shoqërisë civile Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit “KËNDI PËR TË RINJ NË ULQIN”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që t’iu sigurojë të rinjve në Ulqin më shumë mundësi për kalimin e dobishëm të kohës së lirë, zhvillimin e kulturës së leximit dhe të dialogut, në një hapësirë më të përshtatshme si dhe promovimin e filantropisë në komunitetin lokal. Projektin e mbështetë Fondi për Qytetari Vepruese – fAKT.

Aktivitetet kryesore të projektit do të jenë:
Trajnimi i edukatorëve bashkëmoshatarë për promovimin e aktivizimit rinor dhe kulturës së dhënies (filantropisë),
Adaptimi i hapësirës në Bibliotekën e Qytetit dhe vënia në funksion e „Këndit Rinor“;
Organizimi i aksionit të mbledhjes së mjeteve në komunitet,
Organizimi i ngjarjeve kreative dhe promovuese.

Programi për trajnimin e edukatorëve të rinj do të ndiqet nga 20 aktivistë rinorë. Programi përfshinë katër seminare në temat e mëposhtme:
Komuniteti dhe unë
Komunikimi i suksesshëm
Aktivizimi dhe vullnetarizmi
Planifikimi dhe shkrimi i projektit

Me këtë rast, ftohen të rinjtë e interesuar, sidomos nxënësit e shkollave të mesme në Ulqin, që të paraqiten për pjesëmarrje në këtë projekt. Regjistrimi mund të bëhet në këtë link:
https://goo.gl/forms/IqIwKWPS6qa9dure2