Sot ,në prani të zyrtarëve të Komunës së Ulqinit, pas një kohe të gjatë pritjeje, u nënshkrua vendimi i lejes së ndërtimit për fillimin e punëve për rregullimin njëherë e përgjithmonë të ujrave të zeza në katër lagje të qytetit, konkretisht në Kodra, Totosh , Mal të Bardhë dhe Braticë.
Kryetari Cungu këtë e cilësoi si moment historik për komunën tonë i cili do ti japë zgjidhje problemit të ujrave të zeza jo vetëm për lagjet e përfshira por edhe për kanalin Port Milena.
Ky projekt që mbështetet nga Banka Evropiane ka vlerën rreth pesë million euro dhe është investimi më i madh që realizohet në Ulqin viteve të fundit. Kryetari Cungu tha që Komuna e Ulqinit insiston që tenderi ndërkombëtar të shpallet sa më parë prandaj komisioni i tenderit takimin e parë do ta ketë ditën e hënë , ndërkohë që realizimi i projektit parashihet të zgjasë 12 muaj.