Histori suksesi: Nora Kalabrezi diplomon mjeksinë në një prej univerziteteve më të vjetër në botë

0

Nora Kalabrezi nga Ulqini, në fund të vitit 2016 u diplomua për mjeksi në universitetin Philipps  në  Marburg të Gjermanisë, i cili është themeluar ne vitin 1527 dhe është njëri ndër universitetet më të vjetër në botë.

Kalabrezi ishte bursiste  e DAAD prej vitit 2009,  organizatë qe financon studentët e dalluar nga shtetet e tjera.  Vitin e parë ajo e kaloinë mësimin e gjuhës dhe ndoqi kurse nga fushat e fizikës, kimisë, matematikës dhe biologjisë. Nora diplomoi me 1 dhjetor 2016, ne afatin e rregullt 6 vjeçar sa edhe zgjasin studimet.

Suksesi i Norës tregon se studentët nga Ulqinit kanë aftësi edhe për universitetet me cilësi botërore, çka na bën të shpresojmë se edhe gjeneratat e tjera do të arrijnë rezultate të tilla  në të ardhmen.