Hillari Klinton shpall kandidaturën për Presidente

0

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton do të garoj për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.​

Ish-zonja e parë amerikane ka formalizuar kandidaturën në mesin e demokratëve për Presidente të SHBA’ve.

Të dielën ajo lançoi faqen e saj, duke u thënë amerikanëve se dëshiron të bëhet ‘kampionia’ e tyre.

Klinton më 2008 humbi garën e demokratëve nga Barak Obama.

Nëse fiton Shtëpinë e Bardhë ajo do të ishte Presidentja e parë femër e SHBA’ve.

Nga radhët e republikanëve, më parë kandidaturën e kanë zyrtarizuar senatori nga Teksasi Ted Kruz dhe ai nga Kentaki Rand Pol.