Herceg Novi zgjon fantazmat e viteve 90, “Do ta mbrojmë Kosovën” VIDEO

0

Tonë të ashpra nacionaliste u dëgjuan në një koncert të organizuar nga komuna e Herceg Novit javën e kaluar. Në sheshin e plotë me flamuj të Serbisë u dëgjuan këngët që ftojnë për mbrojtjen e siç thojnë, “trojeve Serbe” dhe Kosovës.

Ky koncert humanitar është organizuar nga Komuna e Herceg Novit dhe Fondacjonit “Delije” në ndihmë të manastireve në Kosovë.

Përndryshe Herceg Novi është një ndër komunat që udhëhiqet nga partitë opozitare ku pushtetin e bëjnë Demokratët,  Fronti demokratik, SNP, SDP dhe URA. Një pjesë nga këto parti janë shprehë haptas që nëse vijnë në pushtet do të anulojnë vendimin e pranimit të Kosovës. Ndoshta ky koncert tregon se sa e kanë seriozisht.

Videoja në vijim është publikuar nga faqja “Србија и Русија – браћа” ( Srbija dhe Rusia – vllezër”).