Haxhibeti: Veprimet e Gjekës në kundërshtim me ligjin

0

Data, 23.02.2016

Kumtesë për opinion

Të nderuar qytetarë,

Si kryetar legjitim i Kuvendit Komunal Ulqin, e ndiej obligim të njoftoj opinionin e gjërë për veprimet e paligjshme dhe të pakordinuara të cilat ish kryetari i Komunës Fatmir Gjeka , në mënyrë të paligjshme tentoi thirjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal., e cila sot ka pësuar kulmin.

Në rend të parë si Kryetar i Kuvendit , i falenderoj publikisht të gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal , të cilët nuk kanë pranuar ftesën, duke e  parë të jashtëligjshëm veprimet e ish Kryetarit të Komunës dhe nuk ranë pre e manipulimeve të tija , duke respektuar bashkëpunimin dhe besimin të cilin e kemi krijuar gjatë dy viteve të fundit , pa dallim a jemi në  opozitë apo pozitë.

Edhe pse disa herë Ish Kryetarin e Komunës e kam njoftuar për veprimet e paligjshme të sjelljes së tij, ai më kokëfortësi tentoi , për arsye të tija tashmë të njohura, vendosi të lajë gjurmë të shkruar në veprimet e tij të cmenduara politike.

Ish kryetari i Komunës na ftoi si dhe më datë 26.02.2016 në seancë ku pikë e rendit të ditës është vendosur projekt Buxheti për vitin 2016 , ku pres përsëri që të gjithë këshilltarët do ta respektojnë ligjin më mosprezenc nuk do të përkrahin veprimet e paligjshme të z.Fatmir Gjeka.

Edhe një herë thrasë ish-kryetarin e Komunës që pas  veprimeve të pasukseshme  dhe të paligjshëm të thirjes së Kuvendit , më në fund të jap dorëheqje dhe të lirojë institucionet e vetë qeverisjes lokale të cilat kanë mbetur të bllokuara nga dëshira e tij, që të mbesë i përjetshëm si Kryetar Komune.  Ndoshta e ka të qartë që për at funksion nuk ka më përkrahjen e Kuvendit Komunal si dhe asnjë subjekti politik.

 

Kryetari i Kuvendit Komunal

Fuad Haxhibeti