Haxhibeti: Pika vrojtimi në Shtegvashë dhe Valdanos, palestër në natyrë

0

Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti, mbrëmë në “Kronikën e Ulqinit” në televizionin Teuta tha se kjo ndërmarrje për këtë vit ka në plan disa investime në infrastrukturën turistike.

Ai njoftoi se në Shtegvashë dhe Valdanos do të ndërtohen pika vrojtimi me qëllim që turistëve tu ofrohen informacione të hollësishme për karakteristikat e këtyre zonave. Gjithashtu, pas kompletimit të ndërtimit të rrugës për këmbësor prej hotelit Albatros deri te Kepi i Gjeranava, OT do të investojë 5.000 euro në ndërtimin e një palestre në natyrë.

Siaps Haxhibetit, kjo palestër do të jetë një atraksion për ato që janë të apasionuar pas sporteve në natyrë.