Kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti, në një intervistë për televizionin TV Teuta, tha se qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për emërtimin e ri të pesë rrugëve.
Bëhet fjalë për rrugët Ali Podrimja, Pavle Mijoviq, Nënë Tereza, Fiqri Hasanaga dhe 28 dhjetori.
Haxhibeti tha se me ligj është e paraparë që emërtimi i rrugëve me emra personalitetesh bëhet vetëm 20 vjet pas vdekjes, por pasi Ulqini nuk ka pasur rrugë të emërtuara zyrtarisht qeveria e dha pëlqimin për propozimet e Kuvendit.