Haxhibeti: Me buxhet nuk janë paraparë shpenzime për TV Ulqinin

0

Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, i është përgjigjur kërkesës së Këshilllit të RTUL për ndihmë financiare për hapjen e TV Ulqinit dhe problemeve të tjera. Përgjigjen po e japim në terësi.

 

 

Radio Televizionit Ulqin  RTU SH.P.K

Këshillit të RTUL

 

Përgjigje në  shkresën  Nr. 02-62/15 të datës 06.04.2015

 

Lidhur me shkresën tuaj me të cilën kerkon që KK të ju ndihmoi  financiarisht për  zgjidhjen e problemeve si ato për të ardhurat e punëtorëve, elaboratin për hapjen e RTUL dhe garancion  financiar, ju njoftojmë si vijon:

Kuvendi  Komunal  Ulqin  ,  me  buxhet  të  miratuar  për  vitin  2015  nuk  ka  paraparë  mjete për  investime  në  themelimin  dhe  ndërtimin  e  Televizionit të  Ulqinit.

Ne si themelues  i  juaj,  kërkojmë   nga  Këshilli Drejtues që para se të ndërmarrë vendimin për  investime  kapitale,  të  bëjë elaboratin i cili në bazë shkencore dhe  parametrave përkatës do  të  tregojë  arsyetimin e këtij   investimi,  me qëllim që (shqyrtimit  publik me  qytetarë para  sjedhjes në  Kuvend )  këshillëtarët e Kuvendit  Komunal gjatë debatit për rebalansin e Buxhetit  për vitin 2015 të  mund të vendosin në lidhje me këtë projekt.

Mjetet  të  cilat  janë  miratuar  me  Buxhet  për  vitin  2015 janë  të dedikuara  për  pagat  e punëtorve dhe  anëtarve  të  Këshillit  të RTUL-it dhe  mirëmbajtjen  e  mjeteve  themellore.

Kryetar  i  nderuar  i  Këshillit  të  RTUL-it,  bazuar në dispozitat e ligjit për Buxhet dhe pergjegjesi fiskale (Fl.zyr.20/14 neni 3),  jeni  të  obliguar  të  nderoni  procedurat  ligjore, dhe  ju obligojë  që  me  këtë   shkresë  të  informoni   dhe  antarët  e  Këshillit Drejtues se kufizohet çdo financim për të cilin nuk  ka mjete të parapara me buxhetin e vitit perkatës dhe pa  përpilim të elaboratit  .

Egziston mundësia që, në bazëtë elaboratit dhe parametrave tjerë të ketij projekti, të hartohet dhe të propozohet rebalansi i Buxhetit për këtë vit, megjithëse se situata  ekonomike në  Komunën  e  Ulqinit   (ndërmarjet  publike  dhe  private)   nuke  ashtë  në  niveli e duhur.

 

 

Me nderime,

Përpunues:

Shërbimi  i  Kuvendit Komunal Ulqin

KRYETAR

Mr.Fuad Haxhibeti