Haxhibeti: Me 30 nëntor nuk ka seancë të Kuvendit e as votëbesim të kryetarit

0

Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, tha për portalin lajm.me se për 30 nëntor nuk është caktuar seancë e Kuvendit Komunal, e si rezultat nuk mund të ketë as votëbesim për kryetarin Gjeka.

Kuvendi punon vetëm konform ligjit, tha Haxhibeti, dhe nuk mund të thirren seanca të cilat nuk janë në përputhje me të.

Në numrin e sotëm, gazeta “Pobjeda” ka dalur me një artikull ku shkruan se me 30 nëntor do të mbahet seanca e Kuvendit Komunal në të cilën kryetarit Fatmir Gjeka do ti votohet mosbesimi. Kjo gazetë si burim të lajmit citon zyrtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve.