Haxhibeti: Komuna do të kërkojë kthimin e parave

0

Sekretari për mbrojtje të pasurisë në Komunën e Ulqinit, Gzim Haxhibeti, deklaroi për gazetën “Vijesti” se Komuna e Ulqinit ka inicuar proceset për kthimin e parave të marra me vendim gjygjësor nga “Otrantkomerc” the “Partizanski put”.

Otrantkomerc ka marrë shumën prej 260.000 eurosh, për një barakë të rrëzuar në vitin 1984, ku sipas Haxhibetit, problem është konvertimi i vlerës së dinarit me euro i cili duhej të bëhej sipas kursit të vitit 1988. Komuna për këtë nuk duhej të kishte paguar më shumë se rreth 10.000 euro.

Gjithashtu do të kërkohet edhe kthimi i parave të marra në formë kamate nga kompania serbe “Partizanski put”, të cilat nuk janë llogaritur sipas rregullave. Bëhet fjalë për një shumë prej 700.000 eurosh të hequr nga llogaria e Komunës.

Duke pasur parasysh vendimet e deritanishme të gjykatave malazeze është vështirë të shpresohet për një finalizim të proceseve në interes të Komunës, por megjithatë duhet mbështetur cdo tentative që con në mbrojtjen e saj nga plackitja e kompanive në falimentim e në disa raste edhe fantazëm.