Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën

0

Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i tha Radio Evropa e Lirë se është “i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën” sepse, siç tha, “ende varet nga vendimet e saj”.
Hahn tha se kushti i Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se ‘tani çdo gjë varet nga vetë Kosova”.
Komisioneri Hahn, tha se në krahasim me Kosovën dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina i kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe pritet që në vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.
Zoti Hahn fillimisht i përgjigjet pyetjes së Rikard Jozwiak të Evropës së Lirë, nëse këtë vjeshtë Gjeorgjia dhe Ukraina, por edhe Kosova mund të presin zgjidhje për liberalizimin e vizave?
“Sa i përket dy vende po. Jo Kosova. Në aspektin kohor për Kosovën ende është e paqartë, sepse ende varet nga vendimet e tyre”, tha Hahn.
Komisioneri Hahn tha se vendosja e kushteve, për tri vendet në kuadër të paketës për liberalizim të vizave, përfshirë Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën, ishte ‘një lloj motivimi i cili vazhdon të jetë I pranishëm”
“Kishte dy çështje të pazgjidhura si dhe nëse që të dyja çështjet e pazgjidhura adresohen në mënyrë adekuate, atëherë mund të japim dritën e gjelbër me raportin pozitiv, dhe nuk na duhet një raport tjetër. Në këtë rrafsh ishte një lloj motivimi dhe ai është ende aty. Por, tani vërtetë ju takon kosovarëve që të dëshmojnë”.
Komisioneri Hahn ka folur edhe për kushtin e luftës më të thelluar kundër korrupsionit dhe qasjen që mund të kenë vendet anëtare të BE-së ndaj Kosovës në këtë fushë