Gropat në rrugë u shkaktojnë probleme kalimtarëve

0

Një turist nga Kosova ka dërguar në adresë të portalit tonë disa fotografi, ku shihet se në hyrje të Plazhit të Vogël janë të hapura disa gropa të cilat përbëjnë rrezik për kalimtarët.  Përveç kësaj ato janë edhe të mbushura me mbeturina, çka përbën një imazh të keq për qytetin.

Duke pasur parasysh që organet kompetente komunale mund të mos kenë njohuri për këto gropa, me këtë rast i njoftojmë dhe u bëjmë thirrje të marrin masa për sanimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë.

PL4