Greqia drejt njohjes së Kosovës

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë deklaroi në Prishtinë se Athina zyrtare është duke kërkuar hapësirën dhe kohën e nevojshme për të zyrtarizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi, kryediplomati grek tha se e ka ftuar homologun e tij në Athinë për të hapur Zyrën e Kosovës.

Madje ai tha se nëse ka nevojë atë zyrë do ta lejojë edhe afër zyrës së tij në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

“Jemi duke e mbështetur Kosovën, jemi duke bërë më të mirën për Kosovën, që të bëhet anëtare e INTERPOL-it dhe UNESCO-së dhe do ta mbështesim këtë në të gjitha mënyrat. Po ashtu jemi duke mbështetur që të krijojmë marrëdhënie politike mes BE-së dhe Kosovës dhe kurdo që nevojitet i ofrojmë Kosovës ekspertizën dhe kapacitetet tona, ashtu siç i quaj unë, përvojën tonë sa i përket bashkëpunimit si vendi me i vjetër i BE-së në rajon. Jemi të hapur. Ndërsa, sa i përket çështjes së njohjes është se duhet t’i kemi parasysh dy kritere sa i përket kësaj çështje, njëri prej tyre është nevojat e gjithë rajonit dhe e dyta është interesi ynë kombëtarë europian. Në të ardhmen duhet të shohim se çfarë lloj aplikimi do të gjejmë për këto dy kritere”, tha Kotzias Nikolaos, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Kryediplomati grek po ashtu tha se popujt e Ballkanit duhet të shohin nga e ardhmja pasi sipas tij në këtë rajon prodhohet histori më shumë se mundësia për konsum të saj.

Zëvendëskryemistri kosovar, Hashim Thaçi tha se vizita e parë e një krydiplomati grek në Prishtinë është konfirmim i forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa paralajmëroi se së shpejtoi do të vizitojë Greqinë.

 

 

/Top Channel/