Green Culture Fest: Sonte hapja solemne në Adë

0

Ashtu edhe sic kemi njoftuar më parë, Green Culture Fest prej nesër e deri të shtunën do të zhvillohet në qytetin tonë.

Hapja solemne e këtij manifestimi do të bëhet sonte në restoranin “Barbana” në Adë.

Në manifestim, hapjen e të cilit do ta inicojnë kryetari i komunës Fatmir Gjeka dhe organizatorët e OJQ “Rrethi”, pritet një numër i madh pjesmarrësish si dhe përfaqsues të ambasadave të huaja.