Green Culture Fest edhe në Ulqin

0

Sot komuna e Ulqinit nënshkruajti marrëveshjen per organizimin e Green Culture Fest në shtator te vitit 2015.Green Culture Fest  shquhet si konferencë tradicionale që organizohet në Mal të Zi me qëllim promovimin e kulturës së gjelbërt si mënyre të qëndrueshme të të menduarit dhe jetuarit. Organizatori i kesaj konference, organizata joqeveritare “Krug” me seli në Londër, ka zgjedhur Ulqinin si nikoqir të Festivalit të tretë të Green Culture Fest.

Pritet qe kjo konferencë të tubojë në Ulqin nje numër te madh ekspertësh të njohur nga  lami të ndryshme, të cilët do kontribuojnë drejt promovimit të Ulqinit dhe Malit të Zi si dhe në zgjatjen e sezonit turistik, gjë që ka rëndësi të vecantë per zhvillimin ekonomik dhe kulturor te shoqërisë.