Goli i Shaqirit e Xhakës, ndër më të mirët

0

Futbollistët shqiptarë përveç shkëlqimit, sa u përket paraqitjeve në fushën e blertë, ata kanë arritur të hyjnë edhe në konkurrencën për shënimet më të mira. Kështu, golat e futbollistëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë përzgjedhur në mesin e 10 golave më të bukur që janë shënuar në Botërorin, që sapo është mbyllur, “Brazili 2014”. Shaqiri, përveç het-trikut që shënoi ndaj Hondurasit, goli i parë i tij i shënuar është vlerësuar si njëri nga më të bukurit e Botërorit. Ndërsa, Granit Xhaka është vlerësuar për golin që e shënoi kundër Francës në humbjen që Zvicra e pësoi me rezultat 5:2. Shaqiri e Xhaka kanë lënë përshtypje jashtëzakonisht të mira në këtë eveniment, kjo edhe ka bërë që ata të marrin oferta të shumta nga klube të ndryshme evropiane, gjë që ka bërë të besohet se ata shumë lehtë mund të bëhen pjesë  kampionatit italian. Shaqiri po kërkohet me ngulm nga Roma, derisa Xhaka është pranë kalimit te Napoli.