Golden State e fillon finalen me fitore

0
during Game One of the 2015 NBA Finals at ORACLE Arena on June 4, 2015 in Oakland, California. NOTE TO -- USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of Getty Images License Agreement.

Në ndeshjen e parë të finales së shumëpritur të NBA-së, të dyja skuadrat, Golden State dhe Cleveland, u dhuruan fansave një ndeshje të shkëlqyer dhe me plot emocione.

Në Oracle Arena, e cila ishte e mbushur përplot, ndeshja u desh të shkonte në kohë shtesë, pasi në kohën e rregullt rezultati ishte i barazuar.

Warriors e gjetën veten poshtë në fillim por me kalimin e kohës arritën të barazpeshojnë lojën dhe ë zhvillojnë një ndeshje karakteristike për skuadrën duke u treguar kokëfortë në të dy anët e fushës.

Edhe pse nuk arritën të ndalonin dot LeBron James, i cili shënoi plot 44 pikë, ato kufizuan mjaft lojën e pjesës tjetër të skuadrës së Cavaliers, sidomos pankinën, nga e cila vetëm J.R. Smith ishte shënues.

Përvec James, Irving shtoi 23 pikë por edhe e përkeqsoi dëmtimin e tij, kurse Mozgov regjistroi 16 të tjera.

Për Warriors lojtari më produktiv ishte Curry me 26 pikë dhe 8 asist, Thompson shënoi 21 kurse Igoudala 15 pikë.

Në ndeshje e cila ishte pothuajse komplet e barazuar, duket se dallimin e bëri pankina. Ajo e Golden State shënoi 34 pikë, kurse e Cleveland vetëm 9.

 

Ndeshja e rradhës luhet përsëri në Oakland, Kaliforni.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Golden State warriors   –   Cleveland Cavaliers     108 – 100 (1-0)