Gjykata anullon pranimin e fajit të policëve për torturimin e ulqinakëve (VIDEO)

0

Gjykata Themelore e Ulqinit ka anulluar marrëveshjen për pranimin e fajit në mes tre policëve të akuzuar për dhunë policore dhe Prokurorisë së Ulqinit, njofton Vijesti.

Tre policët, Vlladimir Bakoviq, Radovan Miliqeviq dhe Zoran Pejoviq, akuzohen për dhunë policore dhe sjellje të padenjë ndaj qytetarëve Enis Cungiq, Mirsad Coboviq, Viktor Lukiq, Adrian Rudoviq, Enis Vukoviq, Xhenis Vranjkovina, Muhamet Lamoja, Mehmet Ukoshata dhe Gentian Aliq, gjatë kontrollit policor në disa lokale të Ulqinit në qershor të vitit 2017.

Me marrëveshjen me Prokurorinë policët do të dënoheshin vetëm me kusht, por avokati i të dëmtuarve Gëzimi Haxhibeti, dorëzoi ankesën kundër kësaj marrëveshjeje e cila u pranua nga Gjykata Themelore.

Në portalin Vijesti ndodhen edhe pamjet nga lokali Di Trevi në Shtoj, ku ndodhi njëri nga incidentet e këtij rasti.