Gjukanoviq i përgjigjet Nimanbegut: Secili objekt që cënon harmoninë etnike duhet të rrënohet (video)

0

Sot në orën e kryeministrit në Kuvendin e Mali të Zi, deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, e pyeti Gjukanoviqin në lidhje me veprimet e ndërmarra nga qeveria për të ndaluar ndërtimin e objekteve (kishave) në ujdhesat e Liqenit të Shkodrës rreth Krajës.

Këto objekte, tha Nimanbegu, që po ndërtohen nën jurisdiksionin e “Parqeve Kombëtare”, janë në dëm të marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe cënojnë harmoninë fetare në Mal të Zi.

Gjukanoviq, pasi numëroi disa nga masat e marra për ndalimin e ndërtimeve nga Drejtoria e Inspektimeve, tha se fatkeqësisht në Mal të Zi akoma ekzistojnë forca që për hir të politikës, veprojnë kundër harmonisë ndëretnike në vend.

Përvec objekteve në Liqenin e Shkodrës, Nimanbegu theksoi edhe kishën në Rumi si dhe atë që po tentohet të ndërtohet në Martinaj, si akte që tashmë kanë prishur traditat e mira të trasheguara nga e kaluara.

Gjukanoviq u pajtua që shteti duhet të tregojë forcën e vet në eliminimin e këtyre akteve, dhe të rrënojë cdo objekt pa leje që cënon harmoninë ndëretnike në Mal të Zi.

Shpresojmë se, pasi këto objekte akoma qëndrojnë në këmbë, që Gjukanoviq nuk ka pranuar pafuqinë e shtetit ndaj ndikimeve të institucioneve fetare, cilësdo feje që i ato i takojne.