Gjuetia e ndaluar, në treg shiten zogj të egër

0

Inspektorët e gjuetisë në Ulqin kanë mërrë në pyetje ditën e djeshme Hajro Shatën, për arsye të shitjes në tregun vendas të zogjëve të egër, në periudhë kur gjuetia është e ndaluar.

Drejtori i ndërmarrjes për Mbrojtjen e egërsirave Ajet Zaga, tha për “Vijesti” se inspektorët kanë reaguar në bazë të lajmërimeve të qytetarëve edhe pse kjo është punë e policisë komunale.

Shata, shkruan “Vijesti” nuk ishte shumë i shqetësuar për faktin se rrezikon ndjekje penale, dhe se këto zogj atij ja sjellin disa të rinj.

“Un nuk i njoh. I lënë aty dhe më tregojnë çmimin. Un nuk kaam asgjë më këtë punë.”, thotë Shata.

Ai thotë se zakonisht ato sjellin dy-tre zogj me çmim tre ose katër euro.

Sipas drejtorit Zaga, inspektorët janë në terren dhe do të kontrollojnë aktivitete të tilla.