Gjuetarët e Malsisë përsëri në protestë. Ministrin e akuzojnë për mashtrim

0

Antarët e Shoqatës së gjuetarëve “Malësia”, kanë protestuar sot përpara ndërtesës së komunës urbane të Tuzit.

Arsyeja e protestës është e njëjtë si në rastet e kaluara; akoma nuk kanë territor gjuetie.

Rreth njëqind prej tyre protestuan duke mbajtur parulla ku shprehej qëndrimi diskriminues ndaj kësaj zone si : “Malësia është prona jonë”, “Edhe ne jemi gjuetarë”, “Diskriminim ndaj shqiptarëve” etj.

Themeluesi dhe antari i kësaj shoqate Valentino Juncaj, tha për “Vijesti” se banorët e Zetës mund të gjuajnë në gjithë territorin e tyre, vetëm atyre nuk u lejohet.

“Nuk shoh arsye tjetër përvec faktit që jemi shqiptarë” , tha Juncaj.

Nënkryetari i shoqatës Safet Frljuckaj tha se kanë inicuar mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, i cili do tu dorëzohet ambasadave të huaja, kryeministrit Gjukanoviq, presidentit Vujanoviq dhe kryetarit të parlamentit Krivokapiq.

Ai poashtu paralajmëroi protestë para ambasadës së SHBA-së në Podgoricë me 17 gusht ku do të marrin pjesë edhe bashqytetarët e tyre nga diaspora.

Frljuckaj tha se ministri i bujqësisë Ivanoviq i kishte mashtruar kur u premtoi zgjidhjen e problemit.

“Është e qartë se nuk është person të cilit mund ti besohet”, përfundoi Frljuckaj.

 

/vijesti.me/