Gjuetarët e Malësisë: Nuk merremi me politikë

0

Gjuetarët nga shoqëria “Malësia”, i janë përgjegjur Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Petar Ivanoviq, dhe deklaruan se protestojnë për shkak se nuk kanë territor gjuetie dhe jo për politikë.
Ata thonë se janë qytetarë të zakonshëm të cilët kërkojnë të drejtat e tyre .


“Kërkojmë nga ministri të mos na fyejë për çështjen e politikës . Ne nuk jemi politikanë , as të zgjedhur për tu marrë me politikë, kurse Ivanoviq vetëm këmbengul se çështja është politizuar . Kërkojmë të drejtat si kushdo tjetër në Mal të Zi , ” tha nënkryetari i shoqatës ” Malësia “ Safet Frljuçkaj.

Ata janë të pakënaqur me vendimin e Ministrisë së Bujqësisë sipas të cilit territori i gjuetisë përfshin vetëm zonën nga kufiri me Shqipërinë deri te shtrati i lumit Cem, dhe jo gjithë zonën e Komunës Urbane Tuz.

Sipas tyre, paraqitja në konkurs është e kotë pasi zona e gjuetisë veç është e caktuar.

Ata kanë paralajmëruar protesta para Kuvendit të Malit të Zi, si dhe para ambasadës amerikane.