Gjuetarët e Malësisë në protestë

0

Rreth 200 gjuetarë nga Malësia, të cilëve ju bashkuan edhe qytetarë të tjerë, protestuan sot në Tuz për shkak se autoritet përkatëse nga Podgorica u kanë zvogluar ndjeshëm zonën e gjuetisë.

Kryetari shoqatës së gjuetarëve Rrok Dreshaj, tha se nga Podgorica kanë pasur vetëm premtime por kurrgjë nuk është zgjidhur.

Transparentet e shpalosura nga gjuetarët e kësaj shoqate mbanin mbishkrimet: “Edhe unë jam gjuetar!” , “Ndarja = Diskriminim ndaj Shqiptarëve”, “Jo ndarjes së Malësisë” dhe “Qytetarë të kujt jemi ne”? 

Në protestë morën pjesë edhe deputetët shqiptarë në Kuvendin e  Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj dhe Dritan Abazoviq, si dhe këshilltari në kuvendin e Tuzit Vasel Sinishtaj.

Protestuesve ju drejtuan edhe Maliq Çunmulaj nga Iniciativa Qytetare dhe Nikollë Camaj nga LD në MZ.