Gjimnazi “Vëllazërim-Bashkimi”: Përjashtohen 16 nxënës

0

Drejtori i gjimnazit “Vëllazërim Bashkimi”  Hysejn Katana tha për TV Teuta se rezultatet e kësaj shkolle për 3 mujorshin e parë nuk janë shumë të kënaqëshme.

Në mbledhjen e këshillit të paraleleve dhe të këshillit te arsimtarëve  u konstatua se nga 587 nxënës të cilët vijojnë mësimin në drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm 56 % prej tyre janë me rezultat pozitiv , ndërsa 44 % rezultat negativ , ndërsa 4 nxënës largohen nga mësimi i rregullt për arsye të numrit të lart të mungesave të paarsyeshme.

Nxënësit të cilët kanë humbur të drejtën dhe statusin e të qënit nxënës të rregullt largohen me të drejtë të dhënies së provimeve klasore në fund të vitit.

Nga 363 nxënës të cilët vijojnë mësimin në drejtimet profesionale 100 prej tyre kanë arritur rezultat pozitiv ndërsa 263 rezultat negativ.

Për shkak të mungesave dhe sjelljeve të parregullta largohen gjithsej 12 nxënës.

Në total nga 950 nxënës të cilët janë regjistuar për  këtë vit akademik, 16 prej tyre tashmë nuk kanë status të nxënësve të rregullt.