Gjest humanitar: Mavriq dhuron rrogën e këshilltarit për fëmijët e qendrës “Sirena” dhe “Art Dulcinium”

0

Këshilltari i Forcës së Re Demokratike Ardian Mavriq, ka vendosur që kompensimin e tij mujor prej 150 eurove që i takon si këshilltar, ta dhurojë komplet në formë humanitare, dhe atë deri në përfundim të mandatit në vitin 2018.

Sipas postimit të tij në facebook, Mavriq ka kërkuar që ky donacion ti dhurohet Qendrës ditore “Sirena” dhe “Punishtes artisitke për fëmijë – Art Dulcinium”, me qëllim që kjo ndihmë modeste të shfrytëzohet për nevojat e fëmijëve dhe afirmimin e tyre.