Gjeloshaj: Për Tuzin komunë të vendosë Kuvendi lokal

0

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, do të kërkojë që Tuzi dhe Golubovci të kenë të drejt vendimi në Kuvendet lokale në lidhje me statuset e tyre dhe jo të varen nga vendimi i qeverisë sic parashikon ligji i deritanishëm.

Ai është i mendimit se këto dy komuna urbane duhet të kenë mundësi të marrin statusin e komunave të plota me procedurë të përshpejtuar.

Gjeloshaj gjithashtu do të kërkojë që komuna e re të quhet Malësia/Tuzi, kurse kompetent për zgjidhjen e mosmarrveshjeve me kryeqytetin të jetë Gjykata Administrative dhe jo administratori i Podgoricës sic parashikohet me ligjin aktual.

“Alternativa Shqiptare nuk do të përkrah asnjë zgjidhje që Malësisë i jep më pak të drejta se komunat tjera në Mal të Zi.
Nëse këto amandamente nuk kalojnë ne nuk do të votojmë për ligjet e propozuara”, përfundoj Gjeloshaj.