Gjeloshaj nuk tërhiqet nga parlamenti?

0

E përditshmja “Vijesti” në numrin e saj të sotëm njofton se sipas burimeve të saja, deputeti i Alternativës Shqiptare Nikë Gjeloloshaj, nuk do të japë dorëheqjen nga posti i deputetit në favor të Mehmet Bardhit. Sipas burimit të kësaj gazete, nuk ka shkelje të marrëveshjes ndërmjet partive të koalicionit, dhe se Bardhi e ka shumë të qartë  këtë fakt.

Bardhi më parë kishte paralajmëruar ngritjen e  padisë kundër Gjeloshaj, nëse nuk respektohet marrëveshja ndërmjet partive të koalicionit.