Gjeloshaj nuk është më kryetar i klubit të pakicave

0

Deputetja e iniciativës qytetare kroate Lerka Dragiçeviq gjatë 8 muajve të ardhshëm do të jetë në krye të klubit të deputetëve të partive të pakicave. 

Siç është kumtuar , në pajtim me marrëveshjen e klubit të deputetëve  të Partive shqiptare, FORCA dhe Alternativa shqiptare , Iniciativa qytetare kroate dhe të Partisë liberale, Dragiçeviq do të jetë shefe e klubit të partive të pakicave prej me 20 mars deri me 20 nëntor.

Funksionin e shefit të klubit para zonjës Dragiçeviq e ka ushtruar deputeti i Alternativës Shqiptare Nikë Gjeloshaj.