Gjeloshaj-Bardhit: Ju dhe Gjeka keni përvetsuar mjetet tona

0

Deputeti i ASH-së Nikë Gjeloshaj, iu pergjigj kryetarit të LD në MZ Mehmet Bardhit, se as zoti nuk e ndihmon dot të bëhet deputet, e jo më ambasadori.

Ai shtoi se ështe tentativë  jokorrekte dhe e pamoralshme ngatërrimi i ambasadorit në çështjen e mandatit të deputetit, dhe se sikur Bardhi të kishte punuar me kaq zell për të drejtat e shqiptarëve në këto 25 vite, gjendja do të ishte më e mirë.

ASH-ja është subjekt serioz, thotë Gjeloshaj, dhe nuk do bjerë pre e mashtrimeve të Bardhit sikur partitë tjera dhe disa degë të vetë partisë së tij. Na vjen keq,thotë ai, që Partia Demokratike ka vendosur të fundoset bashkë me të.

Ai përsëriti se Bardhi nuk ka respektuar asnjë pjesë të marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar në vitin 2009.

“Nuk ëshë respektuar as marrëveshja e vitit 2012, por Ju dhe Fatmir Gjeka keni përvetsuar mjetet që i takojnë ASH-së dhe akoma keni guxim të delni me deklarata. Për hir të së vërtetës, un jam deputet tash 11 muaj, dhe me marrëveshje më takon 12, kurse ju keni 4 muaj që na “zbavisni” për llogari të tjetërkujt. Kam dhënë dorëheqje nga posti i zv.ministrit të arsimit dhe kam pranuar të jem deputet me mbështetjen e plotë të ASH-së dhe me marrëveshje e lutje nga Partia Demokratike, me një kusht të vetëm; që mandatin ta çoj deri në fund. Nuk jam aq pa serioz sa të pranoj postin e deputetit vetëm për 6 muaj.” , tha në mes tjerash Gjeloshaj.

Ai i bëri thirrje kryetarit të PD-së Fatmir Gjeka, të plotësojë detyrimet ndaj ASH-së, përndryshe do të jenë të detyruar ta shkëpusin koalicionin, duke paralajmëruar se të gjitha pasojat politike do ti vuajnë ato dhe jo ASH-ja.