Gjeka: Ska pare për Vit Të Ri, Ulqinakët do të bëjnë “shtimung” vet.

0

Mungesa e mjeteve financiare është arsyeja kryesore pre këtij vit Organizata Turistike nuk do të organizojnë pritjen e vitit të ri në të hapur, thotë drejtori i OT Fatmir Gjeka për “Vijesti”  

Edhe pse këtë vit nga kjo organizatë kanë deklaruar që ka patur 40% më tepër turistë në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit nuk ka mjete financiarë për të mbështetur organizimin e Vitit të Ri.  Gjeka për “Vijesti” thotë që mjetet që disponojnë duan ti ruajë për panaire të rëndësishme nëpër botë.   

Kujtojmë që vitin e kaluar Organizata Turistike dhe komuna kanë organizuar program të ngjeshur 3 ditor ku kanë marr pjesë, Fisniket nga Kosova dhe Trio Gusht nga Kroacia, NRGBand dhe Indira Forza Colonia nga Kroacia dhe që nga dita e krishtlindjeve në Ranë janë vendosur Shtëpizat me suvenirë, pije të ngrohta, ëmbëlsira etj..

Por sidoqoftë edhe pa organizim të pritjes së Vitit të Ri në shesh, Ulqinaket do të dinë të bëjnë “shtimung” edhe vet, thotë Fatmir Gjeka për “Vijesti”.