Gjeka: Shpenzimet e tepruara të mija janë problem i vogël

2

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka në intervistën e djeshme për televizionin Teuta deklaroi se akuzat për shpenzimet e tepruara të tija janë dashakeqe, dhe la të kuptohej se ato shpenzime janë të vogla në krahasim me problemet e tjera të komunës, ku theksoi sidomos bllokimin e xhiro logarisë.

Gjeka tha se partnerët e koalicionit nuk duhet të merren me shpenzimet, sic i quan ai “të vogla” të tija dhe bashkëpuntorëve të tij por të zgjidhin problemet madhore të Komunës. Ai la të kuptohej se këto shifra janë të parëndësishme, edhe pse bëhet fjalë për mjetet e taksapaguesve dhe jo të tijat personale.

Ai akuzoi partnerët e koalicionit se nuk e ngrisin zërin kundrë bllokimeve të xhiro llogarisë, cka është thjesht paradoksale, pasi të gjithë pushtetet në Ulqin kanë pasur probleme të tilla dhe gjithmonë e janë ankuar për diskriminim ndaj tyre. Aq më tepër që as Gjeka, as partnerët e tij të koalicionit nuk kanë kurrfarë mekanizmi  përvec atij juridik, që të luftojnë vendimet e gjykatave, dhe deklarata e tij është thjesht tentativë për të krijuar mjegull dhe konfuzion në opinionin publik.

Bile ai shkoi aq larg sa u sugjeroi partnerëve të merren  me zhbllokimin e xhiro llogarisë dhe problemet madhore të Komunës, kurse për planet e veta si kryetar në këtë drejtim nuk shpenzoi shumë kohë.

Përfundimi në të cilën mund të vijnë populli nga kjo intervistë është fatkeqsisht i zymtë. Kryetarit fajin dhe përgjegjsësinë për bllokim/zhbllokimin e llogarisë ja kanë partnerët e koalicionit, kurse shpenzimet e tija të tepruara janë thjesht dicka me të cilët askush nuk duhet të merret.

2 KOMENTET

  1. Nuk habit intervista e kryetarit . nuk kishte me qen tragjike sikur mos te pajtohen shume qytetar me kete eskivazh te tij per ti ik esences keqmanaxhimi apo edge keqperdorimi I parave.

Comments are closed.