Gjeka i ofron PDS postin e kryetarit?

0

Situata politike në komunën e Ulqinit duke se ka eskaluar prej asaj mediatike në atë të bisedimeve dhe marrëveshjeve të fshehta.

Ditët e fundit qarkullojnë zëra se ndërrimi i kryetarit të komunës është tashmë punë e kryer, pasi partnerët nuk kanë ndërmend të çojnë gisht për llogarinë përfundimtare e cila tregon haptas keqpërdorimet e buxhetit nga kryetari.

Pas kësaj çdo gjë ka kaluar në fushën e spekullimeve, por disa zëra
duket se janë qartësuar.
Sipas disa informatave që ka arritur të sigurojë portali ynë, kryetari
aktual Fatmir Gjeka i ka bërë PDS-it një ofertë marramendëse. Sipas saj, Partia Demokratike do të përkrah kandidatin e PDS për kryetar komune në shkëmbim të qëndrimit formal në pushtet.

Nuk dihet nëse Gjeka këtë ofertë e ka bërë vetëm në emër të partisë së vet apo gjithë koalicionit, pasi nga LD në MZ gjithmonë janë deklaruar kundër një koalicioni të tillë.

Sidoqoftë, nga PDS akoma nuk ka pasur një qëndrim apo deklaratë në lidhje me ofertat e mundshme. Duke u nisur nga përvoja e negociatave pas zgjedhjeve të fundit lokale, kur PDS mbeti në opozitë, duket se cdo gjë do të diskutohet në instancat e larta, kurse kycja e degës në Ulqin do të jetë vetëm formale.

Kjo shihet edhe nga nevoja e formimit të grupit negociues të kësaj
partie, ku marrin pjesë Dushko Markoviq, Branimir Gvozdenoviq dhe Loro Nrekiq.

Ky grup të të bisedojë së shpejti me kryetarin Gjeka dhe partinë
tjetër të koalicionit Forcën.