Gjeka i ka ofruar PDS-it edhe Valdanosin?

0

Sipas burimeve brenda koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike, Lajm.me mëson se në relacionet PD-PDS(DPS), kryetari i PD-së Fatmir Gjeka përpos postit të kryetarit te Komunës , PDS-it i ka ofruar shumë më tepër.

Fjala është për valorizimin e Valdanosit pa kontestim!

Pronarët e ullishtës se Valdanosit që tash disa vite protestojnë për kthimin e pronave te veta, me ketë fitojnë edhe një kundërshtar.

Si në rastin e ashensorit në Kala, kur kundërshtaret me te zhurmshëm u shëndrruan brenda natës në përkrahës, edhe në ketë rast kemi disa individ që dikur ishin më të zhurmshëm në mbrojtjen e Valdanosit kurse tani janë përkrahësit më të zellshëm të kryetarit.

Portali ynë mëson se këto oferta janë hedhur edhe në letër, përmbajtjen e të cilës e dinë vetëm një numër i vogël njerëzish nga të dyja palët.

Shpresojmë që nga PD do të dalin me ndonjë deklaratë kundër këtij akti, ose të paktën me kopjen e letrës së dërguar PDS-it në emër të koalicionit, në mënyrë që të informohen edhe antarët e tyre!