Gjeka dhe Beci humbin qetësinë. Fillojnë sharjet personale

0

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka ka dalë përsëri me një deklaratë në gazetën “Vijesti”, ku përvec akuzave ndaj kryetarit të Forcës Nazif Cungu, kësaj rradhe ka shkuar edhe më tej duke e ulur debatin në baza personale me zyrtarët e tjerë të kësaj partie.

Kësaj rradhe Gjeka si duket i është drejtuar kryetarit të klubit të këshilltarëve të Forcës Arian Muratit , duke e quajtur ata të “pa edukatë”.
Kjo deklaratë e Gjekës vjen pas konferencës për shtyp të mbajtur nga Forca, ku Murati i sugjeroi kreut të Komunës që të merakoset për vete dhe jo Cungun.

Nuk është e qartë nëse kjo humbje e papritur e qetësisë nga Gjeka është rezultat i problemeve të tija politike apo dështim i atyre që i shkruajnë deklaratat për shtyp.

Edhe nënkryetari i Komunës Safet Beci, ashtu si Gjeka, debatin politik e ka ulur në nivel personal, duke akuzuar nënkryetarin e Komunës Ardian Mavriq për “përcjellje të punës së zyrtarëve të Komunës” dhe “prishës të projekteve”, pa ofruar detaje më të hollësishme.

Ky ndryshim i mënyrës së debatit nga dy zyrtarët më të lartë të Komunës tregon se niveli kulturor politik po degjeneron dita ditës, dhe se në mungesë të argumentave po kalohet në mënyra të ulta të daljes në publik.