Gitaristi me famë botërore në Ulqin

0

Të shtunën me datë 23 Janar, në Ulqin do të jetë gitaristi me famë botërore Kenneth (Ken) Stringfellow, një prej antarëve të grupit të njohur R.E.M. , i cili në kuadër të turneut Europian e ka kycur edhe qytetin e Ulqinit.

Ai do të përformojë me një artiste tjetër Holly Munoz nga Amerika dhe së bashku do të sjellin vlerat e muzikës Alternative Rock dhe Indie Rock. Kjo do jetë një ngjarje shumë pozitive për skenën kulturore të Ulqinit, sidomos tani në dimër kur ka shumë pak organizime të tilla

Ky eveniment përkrahet nga Organizata Turistike e Ulqinit dhe City Bar.