Genci Nimanbegu: Për mandatin kur të bashkohemi

0

Deputeti i Forcë së Re Demokratike Genci Nimanbegu, në intervistën e dhënë për gazetën “Dan”, deklaroi se Forca nuk ka shkelur marrëveshjen me Iniciativën Qytetare por se po bën c’është e mundur që marrëveshja të respektohet.

Ai tha se marrëveshja e koalicionit duhet të shikohet në terësi dhe sipas saj bashkimi i të dy subjekteve duhej të kishte ndodhur me 30 qershor 2013, por kjo nuk u realizua.

“Forca ka bërë cdo gjë qe kjo marrëveshje të arrihet dhe të respektohet”- shtoi Nimanbegu.

Sipas tij, Forca edhe në mbledhjen e Këshillit qëndror ka shprehur gatishmërine për bashkimin e dy subjekteve dhe se kjo është lënë të përfundohet në kongresin e partisë që do të mbahet në fillim të pranverës.

Ai komentoi edhe deklaratat e funksionerit të Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, në lidhje me shkeljen e marrëveshjes nga ana e Forcës. Nimanbegu tha se deklaratat e till janë të parakohëshme dhe se vetëm tregojne nëse ka patur dëshire të vërtetë për bashkim nga ana e subjektit tjetër.

Ai shtoi se Forca ka kontakte me udhëheqësinë e Iniciativës Qytetare dhe anëtarët e tyre kurse në anën tjetër Sinishtaj ka kontakte me subjekte tjera në lidhje me bashkimin e tyre.

Nimanbegu tha se është e vërtetë marrëveshja për ndarjen e mandatit, por si subjekt i unifikuar.

“Cdo dalje në media pa pasur kontakte mes të dy subjekteve nuk con në realizimin e marrëveshjes së koalicionit.Mendoj se veprime të tilla e dëmtojnë politikën shqiptare në Mal të Zi.”- përfundoi Nimanbegu.