Gazetarët nga Shqipëria vizitojnë qendrat turistike dimrore të Malit të Zi

0

Një grup prej 20 gazetarësh nga mediat më të njohura të Shqipërisë, aktualisht janë në vizitë dyditore të qëndrave turistike Zhablak dhe Kollashin. Kjo vizitë e karakterit studimor është rezultat i promovimit të turizmit nga Organizata kombëtare e turizmit (NTO), në bashkëpunim me Ministrinë e turizmit dhe agjensitë turistike.

Në vizitë ndodhen gazetarë nga TVSH, RTSH, Tv Scan, ABC News, ATSH, Tv UFO, News 24 e mjaft të tjera.

Promovimi në tregjet e rajonit, dhe sidomos atë të Shqipërisë, është e një rëndësie të veçantë për turizmin malazez, pasi rreth 60% e shtetasve të Shqipërisë që shkojnë për pushime dimërore, zgjedhin Malin e Zi.

Vitin e kaluar Malin e Zi e kanë vizituar 31.129 turistë nga Shqipëria, çka përbën rritje prej 16% krahasuar me një vit më parë.