Garuesi i KK “Rei” Adonis Markashi nënkampion i Malit të Zi për Senior

0

Klubi i karates “Rei” me 10 maj 2015 në Podgoricë mori pjesë në Kampionatin e Malit të Zi për Senior.

Klubi mori pjesë me 5 garues, të cilët u kurorëzuan me 1 medalje të argjendë dhe 2 të bronzta.

Nënkampion i Malit të Zi në luftra individuale u shpall Adonis Markashi -67, ku dhe njëherë shkëlqeu duke fituar dy ndeshje rradhazi kurse në finale dëmtimi nuk e la që të vazhdonte dhe  u desh ta ndërprente garën. Ky është një sukses i madh duke marr parasysh që Adonisi morri pjesë për Senior. Vlen ta përmendim që ai  është edhe bartës i medaljes europiane.

Ekipi i djemve në luftra ekipore i përbër nga : Edmond Mehmedi , Adonis Markashi , Edin Vejsiloviq , Slobodan Batriqeviq dhe Nexhat Cobiq, u kurorëzuan me vendin e tretë ( 3 ).

Ekipi i katave i përbër nga Edmond Mehmedi, Nexhat Cobiq dhe Edin Vejsiloviq u kurorëzuan  poashtu me vendin e tretë ( 3 ).

Kjo është dhe një arritje e shkëlqyshme e Klubit të Karatesë “Rei” sepse nuk është e lehtë të jesh në mesin e më të mirëve në konkurencën e Seniorve.

Trajnerët Nail-Shilo Kurti dhe Gjovan Shkreli u shprehen të kënaqur me rezulltatet e arritura dhe i përgëzojn garuesit për rezulltatet e mira.

 

KKREI3