Gara e peshkimit nënujor: Kampion Boban Radosheviq nga Podgorica

0

 

Foto: Ismet Karamanaga

Kampioni i shumëfishtë i Malit të Zi në peshkimin nënujor Boban Radosheviq, triumfoi edhe dje në garën e zhvilluar në Ulqin.

Në vend të dytë doli Andrija Gazivoda nga Cetinja por që garoi për ekipin “Mamula” të Herceg Novit , kurse në të tretin Zoran Dociq nga Ulqini.
Gara u organizua nga klubi i peshkimit sportiv “Neptun”, dhe në të morën pjesë 17 garues nga Ulqini, Tivari, Budva dhe Herceg Novi.