Gara e leximit në gjuhën gjermane: Fatjona Lajkiq meriton vendin e parë

0

Në Biblotekën e Ulqinit u zhvillua “Gara e leximit në gjuhën gjermane”. Kjo garë u organizua dhe u financua nga Agjensia Qendrore Gjermane për Arsimin Jashtë Shtetit, e cila në bashkepunim me Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi ka sjellë mësimdhënës gjermanë në Mal të Zi, në shkollat fillore dhe gjimnazet e Ulqinit dhe Beranes , ku edhe mund te merret diploma e gjuhës gjermane.

Njëherit u bë edhe ndarja e diplomave për të gjithë maturantët. Nënkryetarja e komunës së Ulqinit Zenepa Lika dhe Profesor Armin Shnurr thanë se kjo garë ka dy pika kulminante ,atë të ndarjes  së diplomave për maturantët si dhe fituesin e ‘Gara e e leximit në gjuhën gjermane”.

Gara filloi me leximin e teksteve indivdiual si dhe leximi i një teksti të njejtë për të gjithë garuesit, ku fituese nga 7 nxënësit garues doli  nxënësja Fatjona Lajkiq, e cila edhe fitoj të drejtën e pjesmarrjes në garat që do të mbahen në Beograd në raundin final. E ndërsa vendin e dytë e zuri Aldin Metanoviq ndërsa vendi i tretë i takoj nxënëses  nga shkolla e Beranes.