Galeria e Arteve: Promovimi i librit të gjeneralit Grahovac

0

Në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë, të enjten ( 25 qershor) do të mbahet promovimi i librit të gjeneralit Blagoje Grahovac “Zëra nga dhoma e shurdhët”  (Glasovi iz gluve sobe).

Ky libër trajton ngjarje nga karriera e begatë e autorit, si në atë ushtarake poashtu edhe në atë politike.

Grahovac në libër sjellë një këndvështrim të ri të ngjarjeve që kanë pasur ndikim të madh në rrjedhat politiko-sociale të Malit të Zi por edhe më gjërë. Kjo sidomos kur bëhet fjalë për luftën në Kosovë, bombardimet e NATO’s, si dhe lëvizjet gjeopolitike e shoqërore në fillim të shekullit XXI.

Promovimi fillon në ora 19.00.