Fshati Krevar dy ditë pa rrymë

0

Banorët e fshatit Krevar kanë dy ditë që po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Prishja në rrjetin elektrik u ka shkaktuar atyre mungesë të vazhdueshme të rrymës këto ditët e fundit. Defekti është menjanuar ditën e djeshme por sipas fjaleve të banorit Qemal Alosheviq, problemet nuk mbarojnë me kaq, shkruan gazeta “Vijesti”

Sipas tij, në muajt e dimrit ndërprerjet e energjisë elektrike në këtë rajon janë diçka e zakonshme, dhe se nga fillimi i dimrit ato pa rrymë kanë kaluar plotë 20 net. E kur nuk ka rrymë nuk punojne as hidroforat dhe si rezultat nuk kane as ujë të rrjedhshëm.

Për ne të moshuarit kjo është problem më i vogël, thotë Alosheviq, por për të rinjtë dhe fëmijet mungesa e televizorit dhe internetit u shkakton edhe më tepër probleme.

Në trafostacionin e Katërkollës thonë se defekti ishte në pjesën malore të rajonit dhe se me intervenimin e elektriçistëve është mënjanuar.

Alosheviq thotë se ka tre vjet që ka pralajmëruar për problemet në rrjetin e transmetimit të energjisë në këtë zonë.