Fronti Demokratik: Protestë e re në fund të nëntorit?

0

Mitingu i madh protestues në organizimin e Frontit Demokratik do të mbahet nga  fundi i nëntorit në Podgoricë,thonë disa burime në këtë aleancë politike.

Qëllimi kryesor i këtij  mitingu të madh është që të mbahet në prag të vendimit të ministrave për punë të jashtme të shteteve anëtare në Bruksel me 1 dhjetor, kur duhet të sillet vendimi për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi.

Para mitingut përfundimtar në Podgoricë, në të cilin do të përsëriten kërkesat nga tubimi i 24  tetorit, janë parashikuar mbajtja e disa shëtitjeve protestuese, dy prej të cilave tani janë tashmë caktuar, në Beranë me 5 nëntor dhe në Tivar me 7 nëntor.