Forumi Shqiptar nis ftesat për bisedime. S’ka vend për DPS

0

Forumi Shqiptar, fituesi i zgjedhjeve lokale në Komunën e Tuzit, ka nisur ftesat për bisedimet e para me qëllim formimin e pushtetit.

Ftesat u janë dërguar Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve dhe Demokratëve, por jo edhe Partisë Demokratike të Socialistëve.

Vështirë të parashikohet rezultati i bisedimeve, por nga pervoja në komunat e tjera, boshnjakët dhe socialdemokratët zor se do të pranojnë të “ndahen” nga DPS.

Megjithatë, njohësit e situatës politike në Malësi thonë se pjesmarrja e tyre në pushtet me Forumin Shqiptar nuk mund të përjashtohet, pasi marrëdhëniet me DPS nuk jan edhe aq të mira si në nivel qendror.